Google search engine
Home Politike “Do marshojmë drejt Kryeministrisë”/ Sali Berisha del me njoftimin e rëndësishëm, zbulon...

“Do marshojmë drejt Kryeministrisë”/ Sali Berisha del me njoftimin e rëndësishëm, zbulon çfarë do të ndodhë nesër në orën 16:00

0
205

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar orën dhe vendin e protestës kombëtare të thirrur për ditën e hënë, kur në Tiranë pritet të mbërrijë presidenti serb Aleksandër Vuçiç në kuadër të axhendës së nismës rajonale “Ballkani i Hapur”.

Berisha shkruan se përveç vizitës së Vuçiç dhe asaj që ai e quan pakti kombëtar me Ramën,  do të protestohet edhe kundër vjedhjes së inceneratorëve.

Protesta do të nisë në orën 16:00 nga selia e Partisë Demokratike dhe do të marshohet drejt kryeministrisë.

Njoftimi:

Protestë kombëtare kundër mega vjedhjes së inceneratorëve dhe paktit kombëtar Rama-Vuçiç

E hënë 20 Dhjetor -16:00

Mbledhja tek selia e PD dhe nisja drejt kryeministrisë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here