Google search engine
Home Politike Kush kishte më shumë delegatë Basha apo Berisha? Kryetari i Komisionit të...

Kush kishte më shumë delegatë Basha apo Berisha? Kryetari i Komisionit të Kuvendit Kombëtar të PD-së shuan çdo dyshim: Të dhënat konfirmojnë se ne kemi…

0
322

5004 delegatë të Partisë Demokratike kanë marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Këto delegatë sipas Jemin Gjanas janë shumica e numrit total të delegatëve, të cilët do hidhen nesër në sistem dhe do bëhen publike për tu aksesuar nga të gjithë. Kujtojmë se Berisha pretendoi se në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit mblodhi, 4.935 delegatë.

“Në emër të kolegëve për besimin që na dhatë për drejtimin e Kuvendit, së pari dua ta nis me një ndjesë, për të gjithë për vonesën në fillimin e punimeve, e cila ishte rrjedhojë e procesit të zgjatur të regjistrimit të delegatëve. Së dyti dua t’ju falënderoj sepse shumë nga ju kam takuar qindra dhe qindra para se të fillonim dhe tani kam një sallë të mbushur, me fytyra, me emra e identiteti të cilët kanë udhëtuar 30 vite për PD-në dhe PD për ta.

Unë di siç e dini ju, linçimet, decibaot, nuk na janë ndarë. Por dua të bëj me dije se të dhënat konfirmojnë se ne kemi shumicën dërrmuese të delegatëve. Kryesia e PD-së në mbledhjen e ditës së djeshme ka vendosur që ndihmë për menaxhimin e punimeve të Kuvendit të krijojë një komision me të cilin janë ndjekur procedurat e regjistrimit të delegatëve dhe e gjithë vendimmarrja që do të ndodhë”, tha Gjana.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here