Situata brenda Partisë Demokratike është mjaft e tensionuar pasi janë thirrur dy Kuvende, një në datën 11 dhjetor nga Sali Berisha dhe tjetri n1 18 dhjetor nga kryedemokrati Lulzim Basha.
Ndërkohë që është bërë tashmë publike fakti se Kuvendi i organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha do të mbahet në stadiumin ‘Air Albania’, një tjetër detaj ka dalë në dritë nga organizimi që po bëjnë mbështetësit e ‘Foltores’.
Referuar një informacioni zyrtar nga “Foltorja”, për të gjithë delegatët ka nisur dhe po vazhdon shpërndarja e kartave për këta të fundit.
Kartat përmbajnë emër, atësi, mbiemër dhe postin, në organigramën e degës së qytetit përkatës. Delegati paraqet ID për konfirmim dhe çdo kartë është elektronike, e pajisur me një barcode identifikues.
Kjo është hera e parë në historikun e PD-së që delegatet pajisen me karte me elementë sigurie.












































