Skema finale e rritjes së pagave, fondet e miratuara për të përndjekurit dhe kush përfiton dyfishim të ndihmës ekonomike

0
301

Kuvendi i Shqipërisë këtë javë do të miratojë në tërësi buxhetin për vitin që vjen, duke vulosur rritjen e pagave dhe pensioneve. Komisioni i Ekonomisë sot dhe nesër do të miratojë paketën fiskale dhe buxhetin, duke ja kaluar raportin seancës plenare të së enjtes. Gazeta ka siguruar raportet që kanë miratuar komisionet për dhënie mendimi, ku vuloset skema finale për rritjen e pagave. Sipas raportit të Komisionit të Ekonomisë buxheti i vitit 2022 parashikon rritjen e mbështetjes financiare për punonjësit e sektorëve të shëndetësisë, arsimit dhe mbrojtjes. Fondi vjetor për rritjen e pagave është planifikuar në shumën 2.4 miliardë lekë dhe parashikon rritjen e pagës për funksion me 6 për qind për punonjësit e këtyre sektorëve. Shpenzimet totale për pagat në administratën publike, të cilat do të mbulohen nga buxheti i vitit 2022, janë planifikuar në masën 90.6 miliardë lekë ose 4.9% e PBB. Sipas raportit të Komisionit të Çështjeve Sociale, shpenzimet për pagesën e papunësisë shkojnë në nivelin 900 milionë lekë. Shpenzimet për pagesën e ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar shkojnë në 23.5 miliardë lekë ose 1.3 për qind e PBB. Për ish-të përndjekurit është parashikuar një fond prej 1 miliard lekësh ose 0.1 për qind e PBB. Për bonusin e lindjeve është parashikuar një fond prej 2.2 miliardë lekësh ose 0.1 për qind e PBB. “Për përfituesit e ndihmës ekonomike parashikohet të ndërmerren disa masa mbështetëse, siç janë: Rritja me 10 për qind e masës së ndihmës ekonomike për të gjitha familjet përfituese; dyfishimi i ndihmës ekonomike për të gjitha familjet me 2 ose më shumë fëmijë, prej së cilës përfitojnë rreth 15 mijë familje; trefishimi i ndihmës ekonomike për gratë e dhunuara dhe të trafikuara, si dhe fëmijët jetimë nën 18 vjeç”, thuhet në raport.

Arsimi

Fondet për sektorin e arsimit në vitin 2022 janë 65.6 miliardë lekë. Fondet përfaqësojnë

10.2% ndaj shpenzimeve të buxhetit apo 3.51 % ndaj produktit të brendshëm bruto.

Fondet buxhetore për MAS për vitin 2022 janë planifikuar 45 miliardë e 658 milionë lekë, që

në krahasim me fondet e rishikuara të vitit 2021 kanë një rritje prej 2 miliardë e 676 milionë lekë, ose 6.2%. Buxhetit të MAS-it për vitin 2022 do t’i shtohet edhe shtesa e pagave prej 6% për të gjithë punonjësit mësimorë dhe punonjësit psikosocialë. Sa takon fondeve për shëndetësinë, parashikohet rritje e masës së mbështetjes nga buxheti i shtetit për Shoqatën Kombëtare të Jetimëve në masën 620 mijë lekë për vitin 2022. Planifikimin e një fondi për aksesueshmërinë e qendrave ekzistuese për Personat me Aftësi të Kufizuar në përgjithësi dhe për tetraplegjikët në veçanti. Alokim i një fondi me vlerë 355.735.000 për shpërblimin e personave me aftësi të kufizuar (5.000 lekë personi) për festat e fundvitit. Alokimi i një fondi për rimbursim të fishave për matjen e nivelit të sheqerit (glicemisë), për kategorinë e pensionistëve. Alokimin e një fondi për bustin e skoliozës dhe trajnim të ekspertëve për këtë fushë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here