Ronaldo bën “sekserin” për të sjellë Zinedin Zidanin në krye të Mançester Junajtid

0
216

Sulmuesi portugez po ideon ndryshime në staf, pasi trajneri aktual Solskjaer i ka orët e numëruara. Ardhja e Zidanit pëlqehet fort në Mançester

Mançester Junajtid nuk është në pozitat që do të dëshironte. Skuadra si Liverpul apo Mançester Siti kanë pozita më të mira në renditjen e Premier League angleze dhe kjo është shqetësuese për “djajtë e kuq”, të cilët, tani që kanë në radhët e tyre një futbollist si Kristiano Ronaldo, dëshirojnë të kenë sukses në kampionat e në Champions League. Ndërkohë, mësohet nga mediat britanike se trajneri Ole Gunar Solskjaer i ka orët e numëruara në stolin e Mançester Junajtid. Tekniku norvegjez nuk po ia del të menaxhojë dhe t’i marrë maksimumin grupit të lojtarëve, teksa pritshmëritë e drejtuesve dhe tifozëve janë të mëdha. Dëshira e madhe për postin e trajnerit quhet Zinedine Zidane, i cili qëndron pushim prej 30 qershorit, datë kur u largua nga Real Madrid. Drejtuesit e “Djajve të Kuq” po kërkojnë ndihmën e Kristiano Ronaldos për të bindur teknikun francez të transferohet në “Old Trafford”. CR7 ka një raport fantastik me Zidane, nën drejtimin e të cilit fitoi 3 Champions League te Real Madrid. Ylli portugez po tenton t’i mbushë mendjen ish-trajnerit të tij të pranojë ofertën e klubit anglez. Opsion që nuk e tundon edhe aq shumë “Zizu”, i cili preferon marrjen e drejtimit të Francës pas Botërorit Katar 2022 ose rikthimin te Juventusi. Erik ten Hag është një tjetër emër që pëlqehet nga drejtuesit e Junajtid, teksa për momentin, opsioni më real për zëvendësimin e Solskjaer në pankinë është Brendan Roxhers. Ndërkohë, mësohet se Mançester Junajtid mund të humbasë rreth 15 milionë paund me largimin e mundshëm të Lingard, me sulmuesin anësor që nuk dëshiron të rinovojë kontratën e tij aktuale. Lojtari u huazua sezonin e kaluar tek Uest Hemi, ku rifitoi formën e tij më të mirë dhe shënoi nëntë gola. “Çekanët” ishin të interesuar për ta blerë, por nuk mundën të paguanin 25 milionë stërlinat që kërkonte Junajtid. Lingard nuk është në planet e Solskjaer dhe në shumicën e ndeshjeve ka qenë si zëvendësues, ndaj ai nuk do të rinovojë dhe do të jetë i lirë nga 30 qershori. Referuar gazetës së njohur britanike, “The Sun”, Junajtid tani po përpiqet të përfitojë sa më shumë nga shitja e mundshme e tij në merkaton e dimrit, megjithëse çmimi i tij do të ishte më i ulët. Lingard aktualisht vlerësoheshin në rreth 10 milionë stërlina. Mbetet të shihet se çfarë qëndrimesh do të mbajë Junajtid për lojtarin në fjalë por edhe për trajnerin Solskjaer, i cili po ndjen tani presionin dhe “trokitjen” në derë të francezit Zinedin Zidane. Francezi ka mbështetjen e Ronaldos, i cili po e nxit një lëvizje të tillë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here