Erigers Mihasi ishte një nga viktimat e atentatit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Astirit.
Ai ka qenë duke udhëtuar në automjetin tip Audi A 8, në momentin kur ai është bërë shënjestër e plumbave.
Mësohet se 32-vjeçari kishte pak kohë që frekuentonte xhaminë.
Mihasi, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në disa krime, kishte menduar që të linte pas të kaluarën e tij të errët dhe ti përkushtohej besimit islam.
Këtë gjë e ka bërë të ditur edhe faqja në Facebook “Xhamitë e Tiranës” me anë të një postimi, e cila mes të tjerash shkruan se Mihasi kishte vendosur t’i kthehej rrugës së zotit.
“Te Zotit jemi dhe vetëm tek Ai një ditë padyshim do të kthehemi! Mbrëmë ia dorëzoi shpirtin Krijuesit të tij Erigers Mihasi i cili u vra në një atentat tek Astiri bashkë me shokun e tij. Erigersi sapo kishte filluar të frekuentonte xhaminë duke ju kthyer rrugës së Zotit dhe duke lënë pas tij të kaluarën e errët, mirëpo deshi Allahu ta merrte nga kjo botë.
Namazi i Xhenazes do të falet sot në varrezat e Sharrës në orën 14:30.Ad by Valueimpression
Të gjithë njerëzit janë gabimtarë, po më i miri prej tyre është ai që pendohet te Zoti i tij.
Zoti ia pastë pranuar sakrificën për t’iu kthyer rrugës së mbarë, Zoti ju dhëntë durim familjarëve të tij”, shkruhet në njoftimin e Xhamisë së Tiranës.
32-vjeçari dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e ish-policit Xhelal Reçi, ngjarje e ndodhur disa javë më parë në Laç. Mësohet se ai ka qenë nën përgjim nga prokuroria ndërkohë që ende nuk ishte ngritur asnjë akuzë ndaj tij.








































