Aktori Igli Zarka u largua papritur nga shtëpia e ‘Big Brother VIP’. Në një komunikim me banorët e tjerë të shtëpisë ‘Vëllai i Madh’ bëri të ditur se Zarka do të linte përfundimisht shtëpinë për shkak të një problemi shëndetësor dhe ishte duke marrë mjekimin e specializuar spitalor.
Mirëpo pa kaluar shumë ditë nga kjo dalje e bujshme nga shtëpia e ‘Big Brother VIP’, Igli Zarka është fotografuar sot nga ‘WHO’ në ambientet e televizionit Klan.
Siç duket menjëherë pasi ka marrë veten, Igli ka nisur jetën e projektet e tij. Tani mbetet veç të na i shuajë ai vet kureshtjen se çfarë do t’i ofrojë publikut.











































