Shpallja “non grata” e diplomatëve, reagon ‘dhëmbë për dhëmbë’ ambasada ruse: Vendimi është nul, nuk e njohim …

0
186

Ambasada Ruse në Serbi ka reaguar pas shpalljes “Non Grata” të dy diplomatëve rusë nga republika e Kosovës. Sipas arsyetimit të Ambasadës, Moska nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe për rrjedhojë vendimi i Prishtinës nuk ka fuqi ligjore.

“Ne nuk e njohim ‘pavarësinë’ e Kosovës dhe në përputhje me rrethanat, ‘qeverinë’ rajonale dhe strukturat e tjera. Për ne asnjë vendim i Prishtinës nuk ka fuqi ligjore”, thuhet në reagimin e Ambasadës ruse të Serbisë.

Kujtojmë se pasiten e sotme, presidentja Vjosa Osmani njoftoi shpalljen “non grata” të dy diplomatët, të cilët kanë punuar në Zyrën Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Prishtinë.

“Sot, MPJD-ja ka nxjerrë vendimin për shpalljen e këtyre dy zyrtarëve rusë persona të padëshirueshëm dhe në të njëjtën kohën i ka njoftuar institucionet ligj zbatuese dhe autoritetet përkatëse për zbatimin e tij”, thuhet në njoftimin e presidentes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here