Rezultat surprizë nga rinumërimi i votave/Lista e deputeteve qe rezultojnë si më të “vjedhurit” në Tiranë

0
214

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, pas verifikimeve të kryera në disa qarqe.

Rinumërimi nga ana e KQZ, ka zbuluar vjedhje votash brenda llojit në tre partitë kryesore, PS, PD dhe LSI, sa i takon votës preferenciale për kandidatët.

Numëruesit kanë manipuluar vota, duke ia hequr një kandidati dhe shtuar një kandidati tjetër brenda të njëjtës parti.

Në zgjedhjet e 25 prillit, më i votuari nga radhët e socialistëve në Tiranë rezultoi Fatmir Xhafaj me 16738 vota, pas tij, më i votuari në radhët e PS-së rezultoi Ornaldo Rakipi me 15697 vota, në vend të tretë Belinda Balluku me 15,361, e ndjekur nga Etjen Xhafaj me 12,782 vota.

Ky rezultat solli edhe debate brenda PS. Kandidatët që dështuan të merrnin vota duke mos arritur që të fitonin votat e duhura për mandatin e deputetit, kritikuan fituesit se u kishin marrë vota.

Por nga procesi i rinumërimit të tyre që po bën KQZ me 10 përqind të kutive të votimit, kanë dalë edhe kandidatët më të dëmtuar.

Nga një vëzhgim i listës së publikuar, rezulton se Fatmir Xhafaj është sërish personi më i “vjedhur” në zgjedhje brenda PS, ku nga kutitë e numëruara deri më tani nga kampioni prej 10 % të kutive të Tiranës, atij i kanë marrë 55 vota, i ndjekur nga Belinda Balluku dhe Xhemal Qefalija që gjithashtu rezultojnë me minus

Ndërkohë, kandidatja Belinda Balluku rezulton me -30 vota dhe kandidati Qefalia me -15 vota që gjithashtu në një rinumërim total do të kishin mundësi për një rritje të ndjeshme të hambarit të votave.

Nga ana tjetër, në Tiranë, numëruesit i kanë hequr Sali Berishës 21 vota, ndërsa Lulzim Bashës i kanë shtuar 13 vota.

Po ashtu, kandidatit të PD-së Asllan Dogjani i kanë hequr 53 vota, Petrit Dodës 54 vota, ndërsa Lediana Fratarit i kanë shtuar 49 vota si dhe Ornela Nebijajt i kanë shtuar 30 vota.

Belind Këlliçit i janë shtuar 25 vota, ndërsa Alfred Rushajt i janë vjedhur 16 vota.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here