Nuk mori pjesë në “Foltoren” e Berishës, reagon për herë të parë Xhelal Mziu

0
176

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu ka folur mbi mungesën e tij në Foltoren e Sali Berishës në Dibër.

Xhelal Mziu thotë se nuk ka marrë asnjë urdhër nga Lulzim Basha për të mos marrë pjesë në Foltore, por ka qenë vendim i tij personal për të shmangur ndarjen në kampe të demokratëve.

I pyetur a e ka prerë në besë Berishën, Xhelal Mziu deklaroi se kjo nuk është e vertetë, pasi ai e konsideron Berishën me kontribute të jashtëzakonshme por ky vendim ishte në të mirë në PD-së

“As nuk jam orientuar nga partia dhe as nuk jam qortuar. Është bindje e imja e brendshme. Në disa takime që kemi bërë, ne kemi thënë që në këto kushte duhet të përdorim autoritetin tonë për të mos krijuar kampe. Ne na intereson që PD të dalë nga kjo situatë më e madhe se sot.  Unë kam qenë aktor kryesor në 8 vitet e qeverisjes së PD-së. Berisha ngelet person i pazëvendesueshëm. Nuk e heq konsideraten personale që kam për Berishën”, deklaroi Mziu.

Xhelal Mziu ndër të tjera theksoi se ai nuk e tradhëton PD-në prandaj nuk mori pjesë në Foltore, pasi aty ishte vetëm një pjesë e PD-së.

“Unë jam një person që përballem dhe asnjëherë nuk tërhiqem. Mosprania ime nuk ka të bëjë me atë që ju thatë. Në këtë raund të liderit historik të PD-së që ka ndërmarrë në Shqipëri është një pjesë e PD-së. Unë nuk tradëhtoj PD-në. Unë gjykoj që pjesa përfaqësuese e PD-së nuk duhet në këto momente të nxisë konflikte të brendshme që mund të kthehen në bumerang. Unë nuk kam shkuar atje sepse jam i bindur. Nëse bëhen foltore të tjera unë nuk do të marr pjesë për të mos renditur në kampe të ndryshme”, tha Mziu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here