Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi: Humbja ndaj Polonisë nuk i shuan të gjitha shanset, kjo është ndeshja që do të jetë vendimtare për Shqipërinë! Mos harroni që kemi fituar edhe në Portugali

0
191

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi deklaroi se humbja ndaj Polonisë nuk i shuan të gjitha shanset e kombëtares për të arritur ne fazën e “Play Off”-it.

Pjesë nga intervista në Euro News Albania

Do doja ta nisja këtë interviste duke folur pak për humbjen e Kombëtares Shqiptare. Një ndeshje që zhgënjeu tifozët shqiptarë, duke qenë se ishte një takim mjaft i rëndësishëm në rrugëtimin drejt  fazës “Play–Off” të Botërorit 2022. Si ju duk paraqitja e ekipit?

De Biasi: Unë mendoj se Shqipëria ka një ekip shumë të mirë të përbërë nga lojtarë që kanë eksperiencë në Itali dhe në një realitet tjetër, në ekipe vërtet të rëndësishme. Pata mundësinë të ndiqja dhe një pjesë të takimit të mbrëmshëm. Shqipëria ka shumë kualitete, ka një ekip të rëndësishëm, dhe pësoi këtë gol në një rast që ata patën. Por është një rezultat që mund edhe të qëndrojë, sigurisht që djeg, por fatkeqësisht janë realitete që duhen pranuar.

Tashmë shanset për t’u renditur të dytët në grup janë minimizuar, por ka edhe dy ndeshje për t’u luajtur, mendoni se Polonia mund të lërë pikë ndaj ekipeve si Andorra dhe Hungaria?
De Biasi: Ndaj Hungarisë do luajnë në shtëpi, edhe pse Hungaria dje arriti të barazonte ndaj Anglisë., Unë kam pare Hungarinë të luajë ndaj Shqipërisë dhe nuk më pëlqeu shumë, nuk e di motivin, por ishte një ekip që kishte vështirësi në të luajtur. Shqipëria fitoi 10 por mund të fitonte më shumë por besoj se futbolli është i çuditshëm. Shqipëria në letër e ka të lehtë ndeshjen ndaj Andorrës, por ndeshja me Anglinë do të jetë vendimtare. Mos harroni që kemi fituar edhe në Portugali, kështu që mund të fitohet edhe në Angli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here