“Kondomë për mikrofonët”/ Organizimi i pazakontë i mbledhjes së liderëve në Kombet e Bashkuara: Unë e kam kaluar COVID, kështu që nuk kam pse vaksinohem

0
178

Në periudhën që po kalon bota ditët e sotme kanë bërë të mundur shtimin e masave anti-covid. Çdo folësi, përfshi Presidentin Joe Biden, iu dha një mbështjellëse për mikrofonin të martën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara si masë anti-COVID.

“Një kondom i vogël për mikrofonin, epoka e re e COVID,” tha një gazetar drejtëpërdrejtë nga Asamblea.

“Sipas protokolleve anti-Covid të Kombeve të Bashkuara, podiumi do të pastrohet për çdo folës dhe koka e mikrofonit do të zëvendësohet,” tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Biden po fliste me selitë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork direkt pasi Presidenti brazilian Jair Bolsonaro refuzoi të vaksinohej kundër COVID.

Bolsonaro kaloi COVID në korrik të vitit 2020. “Unë e kam kaluar COVID, kështu që nuk kam pse vaksinohem,” tha ai në një intervistë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here