Ambasadorja Yuri Kim i përgjigjet Berishës: Do luftojmë fort të korruptuarit, përfshirë edhe personat “non grata”

0
190

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka reaguar flakë për flakë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit deklaroi dje nga Fieri se dosja kundër tij është e mbushur me prova të trilluar, ndërsa ambasadorja ka reaguar nga Uashingtoni. Ajo ndodhet atje në kuadër të mbledhjes së OKB, ndërsa deklaroi se SHBA është e vendosur për të luftua korrupsioni, sidomos personat e shpallur “non grata”, duke përmendur nenin mbi bazë të së cilit ai u shpall non grata. “Është e mrekullueshme që nga Washingtoni të koordinonim hapat e ardhshëm në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. Është shumë e qartë që ne jemi shumë serioz në luftën për korrupsionin duke përfshirë edhe rregulloret 7031, duke mbështetur një Shqipëri më demokratike, më të fortë dhe me më shumë prosperitet. SHBA ka qenë në krah të Shqipërisë në 30 vitet e fundit ! Ne do të jemi me ju edhe në 30 vitet në vazhdim dhe më gjatë ”, shkruan Kim. Më 19 maj të vitit aktual Sali Berisha u shpall i padëshiruar nga SHBA. Në një njoftim për shtyp, sekretari Blinken deklaroi: “Sot unë po shpall publikisht Sali Berishën, ish-President i Shqipërisë, ish-kryeministër dhe ish-anëtar i Parlamentit për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion madhor”. Sipas Departamentit të Shtetit, në kapacitetet e tij si kryeministër në veçanti, Berisha “u përfshi në akte korruptive, të tilla si keqpërvetësimi i fondeve publike dhe ndërhyrja në proceset publike, përfshirë përdorimin e pushtetit të tij në përfitim personal dhe për të pasuruar aleatët politikë dhe anëtarët e familjes së tij në kurriz të besimit të publikut shqiptar te institucionet qeveritare dhe zyrtarët publikë”. Retorika e tij demonstron gatishmërinë e tij për të mbrojtur veten, anëtarët e familjes dhe aleatët politikë nga hetimet e pavarura dhe përpjekjet antikorrupsion, shtonte deklarata. Bashkë me Berishën u dizenjuan si të tillë edhe bashkëshortja, Liri Berisha, i biri, Shkëlzen berisha dhe vajza e tij, Argita Berisha Malltezi. Këta individë nuk do të jenë në gjendje të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here