Një aksident raportohet të ketë ndodhur në Qafën e Llogarasë. Informacione paraprake bëjnë me dije se një makinë është përmbysur dhe ka përfunduar në greminë.
Brenda makinës ndodhen 2 persona. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tyre dhe shkaqet e aksidentit.









































