Google search engine
Home Lifestyle Plas keq sherri në lokalin e njohur në Sarandë, shishet dhe gotat...

Plas keq sherri në lokalin e njohur në Sarandë, shishet dhe gotat ‘fluturojnë’ sipër kokave të njerëzve, ndërhyn me shpejtësi policia (VIDEO)

0
296

Gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme ka ndodhur një sherr masiv në një ndër lokalet më të njohura të qytetit të Sarandës.

Në këtë lokal mbrëmjen e djeshme ka qenë e ftuar këngëtarja Elvana Gjata, ku duket se pas performancës së saj ka “plasur” edhe sherri.

Në videon e mëposhtme shihet sesi brenda në lokal “kërcasin” gotat dhe shishet mes disa personave. Edhe pse personat që janë përfshirë në sherr më pas janë nxjerrë jashtë lokalit, siç shihet edhe në videon e mëposhtme duket se sherri ka vijuar. Në vendin e ngjarjes shihet se ka mbërritur edhe policia.

Nuk dihet ende shkaku i konfliktit që ka çuar në këtë përplasje fizike dhe as sesa persona janë arrestuar.

Kujtojmë që në këtë lokal pak ditë më parë është shënuar edhe një sherr tjetër, ku disa turistë u përplasën fizikisht me rojet e sigurisë, ndërsa atë mbrëmje i ftuar për të performuar ishte Noizy.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here