Analisti Frrok Çupi ka komentuar qëndrimin që po mban kryeministri Rama në lidhje me goditjet që SPAK po iu jep zyrtarëve të lartë apo edhe ish-zv.ministrave.
Sipas Çupit kjo është hera e parë që një kryeministër distancohet nga zyrtari që shkel ligjin.
Rama në ligjërimin politik të ditëve të fundit ka kritikuar ministra dhe kryebashkiakë për “tendera me probleme” që shpesh shkojnë në dyshime për korrupsion, është kjo një formë për tu shkëputur nga e kaluara, apo është qëllim i kryeministrit për të pasur protagonizëm politik dhe “veçuar veten” nga çështja korrupsion?
-Është hera e parë në historinë moderne të shtetit tonë kur kryeministri ‘i jep duart’ zyrtarit të tij që shkel ligjin. Para kësaj kryeministri ose presidenti të merrte ‘gjak në vetull’ nëse ti shkruaje një lajm se ministri i tij ishte deri në grykë në krim… E jo më ta thërriste gjykata apo prokuroria… Nuk kitshe shans. E shikoni sa ish-ministra po presin radhën në derë të SPAK? Se pasuria e vjedhur dhe gjaku i tjetrit, një ditë paguhen. Kjo po ndodh. Nuk mbani mend një emër: Arben Sefgjini. Ky kishte dorë në vrasjen e Remzi Hoxhës, të kryer për hesap të kryeministrit Berisha. Kryeministri nuk lejoji që ta dërgonin në hetim, por e emëroi Drejtor të Përgjithshëm të Doganave të Shqipërisë. Dhe i vuri roje që të mos e merrnin prokurorët… A jemi në këtë botë? Ministrin e kishin bërë bir në shpirt, ndërsa ne na kishin bërë si krimba








































