E la drejtimin e autobusit 30 minuta para se të ndodhte aksidenti tragjik, ky është shoferi shqiptar që humbi sot jetën në Kroaci

0
179

Naser Sylmetaj është shoferi i cili ka humbur jetën në aksidentin tragjik me 10 viktima, të ndodhur këtë të diel në Brod të Kroacisë.

Lajmi është bërë me dije nga të afërmit e viktimës të cilët kanë shprehur ngushëllime në rrjetet sociale.

“O rahmet të pastë shpirti daja Naser Sylmetaj. Po shumë kom pas dëshirë hala me nejt me ty bree”, shkruan Besnik Shuti, nipi i viktimës.

Mësohet se shoferi Sylëmetaj kishte drejtuar autobusin deri gjysmë ore para se të ndodhte aksidenti dhe pasi pushuan në një bar-kafe, drejtimin e mori një tjetër shofer, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Ky i fundit, dyshohet se ka qenë i përgjumur në timon dhe ka humbur kontrollin, duke bërë që autobusi me 60 emigrantë nga Kosova të dalë jashtë autostradës, me pasoja fatale.

E la drejtimin e autobusit 30 minuta para se të ndodhte aksidenti tragjik,

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here