Paralajmërimi i frikshëm i prestigjiozes britanike: Rrezikoni luftë civile dhe Shqipëria është shembulli që të gjithë duhet të lexojnë

0
299

Financial Times, prestigjiozja britanike ka bërë një paralajmërim të frikshëm për kriptomonedhat 

Në artikull shkruhet se shtetet që po hezitojnë për të rregulluar me ligj kriptomonedhat mund të përballen me rrezikun e kolapsit të sistemit të tyre.

Si shembull revista ekonomike merr Shqipërinë e viteve 97’, ku siç theksohet në shkrim nën hundën e qeverisë u ngritën firma piramidale, të cilat me reklama mjaft atraktive dhe duke premtuar përfitime që tejkalonin dyfish investimin fillestar zhvatën pasurinë e qytetarëve shqiptarë.

Më tej revista shpjegon paralajmërimin e zbehtë nga Banka Qendrore për shqiptarët që të bënin kujdes me investimet si dhe prokurorët, të cilët nuk hetuan dhe ndaluan me ligj asnjë firmë piramidale, duke thënë se nuk kishte argumenta ligjore për t’i penalizuar.

“Ky është rreziku real që paraqet një treg i parregulluar siç janë kriptomonedhat në ditët e sotme. Me firmat piramidale në Shqipëri, disa kompani ishin vërtetë fitimprurëse dhe prandaj ndërhyrja e shtetit dukej e pakuptimtë. E njëjta gjë dhe me Bitcoinin”.

Për rregullimin e Bitcoinit shumë vende të botës po stepen, sepse teknologjia që ato përmbajnë mund të jetë me përfitime për të ardhmen, por nga krahu tjetër janë shtuar rastet kur pikat valutore zhduken së bashku me miliarda dollarë në kriptomonedha.

“Nëse për shkak të përtacisë, frikës apo harresës, qeveritë nuk fillojnë të rregullojnë me ligj këtë fushë, kostot që do të shkaktojë në sistemet e tyre financiare do të jenë katastrofike” – paralajmëron prestigjiozja – “Shtetet mund të përfundojnë edhe në luftë civile dhe Shqipëria është shembulli që të gjithë duhet të lexojnë.”

Në një sondazh që Financial Times ka bërë se përse njerëzit investojnë në Bitocin përgjigjet më të shumta ishin: “Si formë bixhozi, nga e cila presim të fitojmë ose humbim”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here