Google search engine
Home Aktualitet SPAK u “pret letrën” dy vrasësve me pagesë, zbulohet nga kush u...

SPAK u “pret letrën” dy vrasësve me pagesë, zbulohet nga kush u kontaktuan për të kryer vrasjen e vëllezërve Haxhia: Ndiqnin hap pas hapi viktimat, njëri prej tyre u infektua nga COVID dhe…

0
222

Gjatë natës janë arrestuar dy persona për vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, më 27 prill të një viti më parë në qytetin e Durrësit. Pas fletës së “prerë” nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), në pranga për ekzekutimin e dyfishtë kanë përfunduar Besian Xhixha dhe Enver Diva, të cilët mendohet se janë kontraktuar nga Nuredin Dumani për të kryer vrasjen.

Dy të arrestuarit ranë dakord për të kryer vrasjen, por Enver Diva u infektua nga pandemia COVID-19. Mendohet se Xhixha dhe Diva kanë pasur si “detyrë” që të studionin territorin ku do të ekzektuoheshin dy vëllezërit, ndërkohë që ndiqnin lëvizjet e tyre hap pas hapi për të kryer më pas edhe vrasjen me pagesë.

Dy të prangosurit Besian Xhixha dhe Enver Diva janë vënë nën akuzë për sigurim të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje. Ndërkohë që për vrasjen e vëllezërve Haxhia janë arrestuar më herët Altin Ndoci e Klevis Alla, ndërsa në kërkim është shpallur Talo Çela.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here