Shpërthejnë dorëheqjet në prokurori, dorëzojnë detyrën Granit Shahu dhe Anila Galanxhi, rreth 60 persona të larguar para vetingut

0
275

Shpërthejnë dorëheqjet në sistemin e drejtësisë. Teksa procesi i vetingut po dëshmon dita ditës, se po avancon, një pjesë ka vendosur që të lërë detyrën duke shmangur në këtë mënyrë rivlerësimin. Ditën e djeshme, janë dorëhequr dy prokurorë në Prokurorinë e Tiranës, Granit Shahu dhe Anila Galanxhi. Arsyet e dorëheqjeve për dy prokurorët ende nuk dihen, por prokurorët ende nuk janë përballur me vetingun. Ata kanë dorëzuar pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë dorëheqjen, e cila pritet që të shqyrtohet në mbledhjen e radhës, më 18 qershor. Prokurori Granit Shahu, ka kandiduar në vitin 2017, për t’u zgjedhur si i përkohshëm në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, por nuk arriti të kalonte vetingun e Komisionit të Ligjeve. Shahu e ka nisur karrierën si prokuror i Tiranës në vitin 2003. Ndërsa, prokurorja Anila Galanxhi në fund të muajit maj duhej të dilte para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, por seanca u shty dhe dorëheqja dyshohet se ka lidhje me këtë proces. Hetimi administrativ ndaj saj kishte përfunduar, por ajo nuk u përball me trupën e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Seancat e planifikuara u shtynë për shkak të raporteve mjekësore të prokurores. Anila Galaxhi e ka filluar karrierën e saj në sistemin e drejtësisë në vitin 2001, si prokurore e Prokurorisë së Vlorës dhe prej vitit 2005 prokurorja Galanxhi, ushtronte funksionin si prokurore në Prokurorinë e Tiranës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here