Kuvendi valë detyrash Avokatit të Popullit, kërkon të merren më shumë masa për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve

0
228

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka hartuar një projektrezolutë me detyra për Avokatin të Popullit. Duke vlerësuar angazhimin e Avokatit të Popullit, për të kryer funksionin e tij në përputhje me legjislacionin kombëtar por edhe atë ndërkombëtar, Kuvendi ka vlerësuar veprimtarinë e Avokatit të Popullit për vitin 2020. Po ashtu, në projektrezolutë, vlerësohet mbështetja nga Avokati i Popullit, për organizatat e shoqërisë civile për vijimin e mbështetjes për viktimat e dhunës. Në rekomandimet e bëra, Kuvendi kërkon që Avokati i Popullit për vitin 2021 të angazhohet në disa drejtime. Kërkohet që të merren masa sa i përket informimit të qytetarëve për të drejtat e tyre. “Të merren masa proaktive nga ana e Avokatit të Popullit, në lidhje me informimin e qytetarëve në forma më gjithëpërfshirëse apo të aksesueshme mbi njohuritë për të drejtat dhe liritë themelore të tyre dhe mekanizmat mbrojtës, duke u angazhuar konkretisht për realizimin e aktiviteteve të parashikuara në Planin e Veprimit 2018-2022”, thuhet në projektrezolutë. Ndër të tjera, Kuvendi rekomandon që Avokati i Popullit duhet që të raportojë të gjitha rastet e dhunës lidhur me të mitur. Po ashtu, rekomandohet që nga ana e Avokatit të zbatohet marrëveshja mes këtij të fundit dhe Institutit të Statistikave. “Avokati të përcjellë në Kuvend, një raport të detajuar mbi çështjet e dhunës në familje si dhe abuzimit seksual ndaj të miturve. Të zbatohet marrëveshja e bashkëpunimit mes Avokatit të Popullit dhe Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, duke marrë masa konkrete për zbatimin e saj. Të merren masa konkrete për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara gjatë vitit 2020, si “Memorandumi i Mirëkuptimit midis Avokatit të Popullit dhe Institutit të Statistikave”, thuhet në projektrezolutë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here