Të gjithë të shtrirë në tokë/ “Polici” e qëlloi me 4 plumba, dalin pamjet e arrestimit të subjektit të OFL, çfarë ndodhi në operacionin blic të RENEA-s.

0
203

Policia e vlorës me anë të një njoftimi zyrtar ka dhënë detaje për operacionin e RENEA ku gjatë operacionit që ndodhi në Vlorë u arrestua edhe një subjekt i OFL ku u bë e mundur edhe kontrolli.

41 vjeçari, i cili i shpëtoi atentatit me katër plumba para disa ditësh, ka rënë në prangat e policisë gjatë mbrëmjes së djeshme.

Ngjarje tronditëse/ Me kostum dhe thikë në dorë, shqiptari vret të dashurin e ish-gruas, ecën i qetë me duart me gjak (VIDEO e rëndë)
“Politika presioni”/ Takimi i shumëpritur, Biden ka një paralajmërim të rëndësishëm për Putin. Zëri i Amerikës zbardh detajet
Vazhdon aksioni/ Arrestohen në flagrancë 3 persona, mes tyre një femër që është edhe pronarja e …
41-vjeçari ka qenë më herët subjekt i OFL-së, pasi ishte pjesë e një grupi që merrej me trafikun e drogës, ndërsa së fundi kishte një biznes pikërisht në zonën e Lungomares, ku dhe u arrestua nga ana e Policisë.

VLORË
Policia e Vlorës jep detaje për aksionin e forcave RENEA të zhvilluar mbrëmjen e kaluar, ku u arrestua subjekti i OFL, Edison Begaj, të cilit ju bë atentat pak javë më parë, por fatmirësisht arriti t’iu shpëtojë plumbave.

Policia thekson se RENEA Forca e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe strukturat e DVP Vlorë kanë kryer kontrolle të befasishme në disa ambiente, ku kanë sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, të atyre të shpallur në kërkim si autorë të dyshuar të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo lëndë narkotike, Forcat Speciale Renea, Forca e Posaçme Operacionale në DPPSH dhe DVP Vlorë, ushtruan kontrolle të befasishme në disa lokale dhe ambiente të ndryshme në Vlorë.

Si rezultat i kontrolleve, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në ambientet e jashtme të një lokali, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit E. B., 41 vjeç, u gjet dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me një krehër me 5 fishekë, pa leje.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i 41-vjeçarit E. B., për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here