Pezullohet nga Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit çështja e biznesmenit Gentian Malindi, ku akuzohet nga SPAK, për trafik droge.
Malindi dyshohet se ka porositur 137 kg kokainë nga Ekuadori në Portin e Durrësit. Ky vendim raportohet të jetë marrë, pasi i pandehuri nuk gjendet dhe prej një viti është në arrati.
Ndërkohë, vijon procesi gjyqësor për dy të arrestuarit si të dyshuar për trafikimin e kësaj sasie kokaine, shtetasit Ardian Bega dhe Altin Myslihaka.