15humbje jetë dhe 1039 raste të reja

    0
    258

    Shifrat e të infektuarve me Covid në vendin tonë vijojnë të jenë të larta. Gjatë 24 orëve të fundit nga 3258 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1039 qytetarë dhe kanë humbur jetën 15 pacientë.

    Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 471 raste në Tiranë, 56 raste në Berat, 54 raste në Krujë, 47 raste në Elbasan, 45 raste në Vlorë, 40 raste në Korçë, 34 raste në Durrës, 22 raste në Fier, 21 raste në Kukës, 19 raste në Mallakastër, 18 raste në Lezhë, 17 raste në Gramsh, 16 raste në Përmet, Kuçovë, 15 raste në Kavajë, Gjirokaster, 13 raste në Tepelenë, 11 raste në Shkodër, 10 raste në Lushnje, Kamëz, 9 raste në Delvinë, 8 raste në Pukë, 6 raste në Mat, Bulqizë, Peqin, Kolonjë, 5 raste në Kurbin, 4 raste në Devoll, Librazhd, Sarandë, Malësi e Madhe, 3 raste në Ura Vajgurore, Vau I Dejes, Skrapar, Patos, 2 raste në Has, Mirditë, Vorë, 1 rast në Rrogozhinë, Tropojë, Divjakë, Selenicë, Dibër, Prrenjas, Dropull.

    Në 24 orët e fundit janë shëruar 989 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 64,318 që nga fillimi i epidemisë.

    Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 656 pacientë, 48 në terapi intensive nga të cilët 16  pacientë janë të intubuar.

    Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Kavaja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Mirdita,  1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Delvina, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 18-77 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

    Gjithashtu gjatë ditës së sotme janë kryer 937 vaksinime antiCovid. Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 6728  vaksina antivCOVID.

    COVID-19 – Statistika (22 Shkurt 2021)

    Raste të reja ditore         1039

    Të shëruar në 24 orë      989

    Të shtruar në spitale      656

    Humbje jete në 24 orë   15

    Testime ditore               3258

    Testime totale           443,748

    Raste pozitive            101,285

    Raste të shëruara        64,318

    Raste Aktive               35,286

    Humbje jete                1,681

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

    Tiranë   21,718

    Fier        2864

    Durrës     1814

    Vlorë                     1798

    Shkodër               1427

    Elbasan                1046

    Lezhë   858

    Berat                    1059

    Korçë   982

    Gjirokastër 955

    Dibër    368

    Kukës   397.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here