“Dua t’ju kërkoj sot mbështetje për një vendim të rëndësishëm që kam marrë”, Rudina Hajdari zbulon zonën ku do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit dhe bën rrëfimin e rrallë

0
42

Përmes një video mesazhi në rrjetet sociale, deputetja Rudina Hajdari ka njoftuar se në zgjedhjet e 25 prillit ajo do të kandidojë në zonën e Elbasanit.

Teksa flet për rrugëtimin e saj në politikë dhe arsen e rikthimit në Shqipëri, Hajdari iu bën thirrje të gjithëve që t’i bashkohen partisë së saj për të sjellë ndryshimin e madh politik në vend.

“Miq, dua t’ju kërkoj sot mbështetje për një vendim të rëndësishëm që kam marrë së bashku me skuadrën  lidhur me zgjedhjet e ardhshme.

Nëse beson te unë dhe te ekipi ynë të lutem merr pak kohë, më dëgjo, e na jep një dorë.

Ka ardhur koha që të gjithë të rebelohemi ndaj klasës së vjetër politike dhe kjo mund të ndodhë vetëm nëse ndihmojmë ata që marrin guximin të përballen.

Nëse je nga qarku i Elbasanit të ftoj të regjistrohesh te rudinahajdari.al dhe menjëherë do të kontaktoj për një takim, që të jesh pjesë e ekipit.

Nëse je gjetkë, sugjeroja këtë video miqve që njeh në qarkun e Elbasanit.

Nëse ke mundësi mund të dhurosh për fushatën te rudinahajdari.al.

Ndryshimi vjen nga njerëzit që kanë guximin të sfidojnë realitetin e hidhur dhe ne e kemi këtë guxim.

Kemi edhe gjithë energjinë për tu përballur me një klasë të kalbur politike e cila na ka vjedhur deri në palcë.

Eja bashkohemi!

Nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur!

Ju falenderoj nga zemra “, shkruan Hajdari.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj