Google search engine
Home Sociale Virus i rrezikshëm dhe i pabesë!/ Mjeku i njohur infeksionist flet për...

Virus i rrezikshëm dhe i pabesë!/ Mjeku i njohur infeksionist flet për historinë e pazakontë të pacientit dhe si u përkeqësua drejtori i Covid-3, Arian Harxhi

0
254

Koronavirusi është një virus mjaft i rrezikshëm dhe i pabesë, kështu është shprehur mjeku infeksionist Gent Stroni. Ky i fundit tregons se pasojat që ai lë pas janë më të rënda me raste, se sa gjatë periudhës që një i infektuar kalon gjendjen e sëmundjes.

Mjeku ka folur dhe për gjendjen shëndetësore të mjekut Arjan Harxhi i cili, drejtues i Covid3, për përkeqësimin e tij, dy javë pasi ishte infektuar me Covid. Mjeku Harxhi eshte derguar në Turqi për një shërbim më të specializuar shëndetësor.

“Në praktikën e përditshme unë shikoj personat që kanë temperaturë, dhe vendosja e kortizonikëve ka efekte të mira por dhe anësore dhe për këtë ne duhet të bëjmë dhe kujdes. Unë shikoj problematika të shumta që virusi lë pas kalimit. Ekzistojnë problematika në vijim të kësaj gjendje post virale. Ne nuk kemi shumë eksperiencë në aspektin e kohës, por shikohen këto efekte post Covid që mund të shkojnë dhe deri në 3 muaj.

Një prej pacientëve që kam në këto momente po performon në një gjendje të rëndë dhe ai mendonte se e ka kaluar në gusht, por duke parë që e gjithë familja e tij dhe rrethi i tij shoqërori e kaloi në gjendje të rëndë dhe në gusht pati shenja dhe nuk u vertetua nëse ishte apo jo me Covid dhe mori njëlloj mjekimi. Ndërsa tashmë ai po kalon në një formë të rëndë. Por nuk mund të them nëse është apo jo i riinfektuar.

Një rast i keqësimit të gjendjes pasi kanë kaluar pjesa që ne e cilësojmë më të rrezikshme është dhe mjeku Arjan Harxhi. Harxhi kishte rreth dy javë që ishte i infektuar dhe ndodhej në gjendje të qetë shëndetësore dhe më pas u pa që kishte zona të mushkrisë të prekjes së vjetër, i cili po merr një mjekim nga fillimi. Ky është një virus i pabesë”, ka thënë mjeku duke folur per ABC news.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here