Shpërtheu kamionin në qendër të Nashville duke shkaktuar dëme në dhjetëra ndërtesa, zbardhen detaje të reja për shoferin . Mësohet se 63 vjeçari, Anthony Quinn Warner pretendonte se kishte kancer dhe po përfundonte punët e tij para se të kryente sulmin e së premtes jashtë një ndërtese në qendër të qytetit.
Sipas New York Times, disa javë para sulmit i tha ish të dashurës se kishte kancer dhe i dhuroi makinën e tij. Një muaj para bombardimit, Warner gjithashtu i dha shtëpinë me vlerë 160,000 dollarë gruas me të cilën jetonte me Kaliforni, ndërsa marrëdhënia mes tyre mbetet e paqartë.
Shpërthimi ndodhi jashtë një zyre të telekomit dhe ndërpreu sistemet e komunikimit në Tenesi e në katër shtete të tjera.
Cilat janë zhvillimet e fundit?
Gjatë një konference për shtyp të dielën, hetuesit federalë thanë se ata besonin se Warner, i cili punonte si IT dhe kishte përvojë të gjerë me elektronikën, ishte individi i vetëm përgjegjës për shpërthimin dhe kishte vdêkur në atë vend.
Ata thanë se shpërthimi ishte ndoshta i qëllimshëm dhe se ishin mbetjet e Warner-it të zbuluara në vendin e ngjarjes. Sipas të dhënave publike, Warner kishte jetuar deri vonë në Antioki, një periferi e Nashville, ku policia kontrolloi një shtëpi të shtunën.
Fqinjët gjithashtu raportuan se kishin parë një furgon kampingu në zonë, raportojnë mediat lokale. Më parë, CBS News raportoi se një mostër e ADN-së ishte marrë nga nëna e Warner. Zyrtarët e zbatimit të ligjit hetuan shtëpinë që i përket Anthony Quinn Warner.
Ai banote prej një kohë të gjatë në Nashville dhe kishte punuar si një teknik i pavarur kompjuterash në një agjensi pasurish. Ish-punëdhënësi i tij, agjenti i pasurive të paluajtshme Steve Fridrich, i tha Nashville Tennessean se Warner kishte dhënë dorëheqjen papritur këtë muaj pas katër vitesh me kompaninë. Z. Fridrich tha se lëvizja kishte qenë “krejt jashtë natyrës”.
Një fqinj në Antioki e përshkroi Warner si “një makinë kompjuter”, njoftoi USA Today. Steve Schmoldt, i cili ishte fqinj me Warner për më shumë se dy dekada, e përshkroi atë si “miqësor” dhe “që s’ndihej”, duke shtuar: “Unë mendoj se disa njerëz do të thonë se ai është pak i çuditshëm”.
“Ju kurrë nuk keni parë dikë të vijë e të shkojë,” e citoi gazeta të thoshte. “Me sa e dinim, ai ishte si një makinë kompjuteri, që punonte në shtëpi”. Schmoldt tha se Warner nuk dha asnjë tregues se kishte besime të forta politike. “Ai kurrë nuk ka vënë ndonjë tabelë në oborr ose flamuj në dritaren e tij ose diçka të tillë,” tha ai.
































