Si do të jetë moti në ditët e fundit të këtij viti/ Meteorologia Adiola Bani tregon si parashikohet të nisë 2021

0
30

Meteorologia Adiola Bani është shprehur se viti 2021 do të hyjë me mot të kthjellët dhe pa dëborë në vendin tonë. Ajo tha për ABC-ja e Mëngjesit se nuk përjashtohen reshjet e dëborës në zonat e thella malore por edhe ato do të jenë në sasi të pakta.

Më pas fundjava e parë e vitit 2021 do sjellë sërish mot të paqëndrueshëm. E njëjta situatë atmosferike do të paraqitet edhe në vendet e rajonit.

“Në fakt borë origjinale në 31 Dhjetor presim vetëm në zonat e thella malore dhe do të jetë në sasi shumë të pakët. Do kemi më pak reshje shiu dhe më pak reshje dëbore. Data 31 vijon në të njëjtat kushte si gjatë javës. Data 1 Janar na sjell mot të kthjellët. Fundjava e parë e vitit të ardhshëm na kthen reshjet e shiut dhe dëborë.

Vijon të mbetet në të njëjta kushte thuajse gjithë kjo javë sa i përket temperaturave të ajrit. Të njëjtat kushtet atmosferike do të paraqiten në të gjithë rajonin, Kosovë dhe Maqedoni e Veriut, E premtja sjell përmirësim të motit për të kthyer sërish motin e keq në fundjavën e ardhshme”, tha Adiola Bani.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj