Ditën e sotme nis vaksinimi i qytetarëve në ‘luftën’ kundër koronavirusit në të gjithë shtetet anëtare të BE-së.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen u shpreh ditën e djeshme se miliona doza të vaksinës Pfizer/BioNTech janë shpërndarë në 27 vendet anëtare të unionit.
Ndërkohë disa shtete filluan të shpërndanin për përdorim vaksinën që ditën e djeshme pasi u shprehën se nuk mund të prisnin dot një ditë më shumë.
Që nga fillimi i pandemisë e deri më sot, BE ka raportuar më shumë se 335,000 viktima si pasojë e koronavirusit.
Më shumë se 14 milion njerëz janë infektuar dhe masa të rrepta izolimi janë aktualisht në fuqi në pothuajse të gjitha vendet anëtare.