Si po i kalon Hashim Thaçi ditët në qeli? Gazetari i njohur shqiptar zbulon telefonatën private me ish-presidentin: Ja çfarë më tha

0
231

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi prej një muaji po mbahet i arrestuar në Hagë pasi akuzohet për krime lufte.

Por si po i kalon ditët në qeli? Gazetari Baton Haxhiu ka zbuluar më shumë detaje në emisionin Zonë e Lirë, ku ka treguar se me Thaçin dhe biseduar në telefon.

Arian Çani: Me Hashimin ke folur në telefon? Se lejohet të flasësh në telefon.

Baton Haxhiu: Po, kam folur!

Arian Çani: Çfarë thotë?

Baton Haxhiu: S’ka asnjë mundësi të flasësh më shumë se ‘si je, ç’po bën’. Për arsye se telefonin që e ke brenda kur i sjell numrat për të folur me dikë, nuk ke mundësi se je i incizuar.

Arian Çani: Nuk them ndonjë sekret. Them ç’a thotë…

Baton Haxhiu: Mirë jam, po lexon libra.

Arian Çani: Si i ka kushtet? Se ti ke qenë aty…

Baton Haxhiu: Sikur unë… Njësoj.

Arian Çani: Si janë kushtet? Janë të mira?

Baton Haxhiu: Ka një televizor…

Arian Çani: Hashimi sa u bë tani?

Baton Haxhiu: U bë 1 muaj e më shumë.

Arian Çani: Po çfarë thuhet Baton? Nuk dihet se kur del…

Baton Haxhiu: Si procedurë ata që e marrin vendimin për të të arrestuar, asnjëherë gjyqtari nuk e merr vendimin për të të liruar. Dhe pastaj ky gjyqtar e ka mandatin deri në një pikë, deri kur fillon akt-gjykimi, ndërrohet edhe bëhet paneli i gjyqtarëve.

Arian Çani: Po çfarë thonë? Edhe sa mund të rrijë brenda Thaçi?

Baton Haxhiu: Procesi zgjat deri në 3 vjet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here