Qëlloi me armë drejt RENEA-s, fqinji i Josif Kavajës befason me deklaratën: Ai dhe kur ulej në kafe…

0
230

Një ngjarje e rëndë u regjistrua para dy ditësh në Elbasan, ku një 45-vjeçar i quajtur Josif Kavaja, qëlloi me armë drejt policisë dhe më pas u arratis në pyll duke mos pranuar të dorëzohet. Ndërkohë ditën e djeshme efektivët e RENEA-s e qëlluan 45-vjeçarin në këmbë dhe në bark, i cili më pas iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në spitalin e Elbasanit.

Policia arriti ta arrestonte vetëm mëngjesin e djeshëm. Nga ana tjetër një fqinj i Kavajës ka deklaruar se ai nuk ishte njeri problematik dhe nuk ngatërrohej me njeri në Elbasan.

“Unë nuk e njoh për problematik siç po del sot, e njoh njeri në hall të vetë, ka punuar, ka qenë njeri në kurbet, nuk di të ketë bërë ndonjë krim në fshat, nuk ka pasur asnjë problem, rrinte vetëm, nuk ngatërrohej me të tjetër. Pse rrinte i vetmuar nuk e di, në spital apo në burg në Shqipëri nuk ka qenë asnjëherë, se ca pat këtë që bëri e zgjidh drejtësia.  Nuk kam dëgjuar asnjëherë krisma në fshat dhe le të thotë një person këtu në fshat se Josif Kalaja ka qenë problematik, ka konflikt me finalin apo shtiu kundër filanit. Skam dëgjuar asnjë. Arsenalin e armëve e dëgjova nga televizori nuk e di ca ka pas. Ai edhe kur ulej në kafe ulej vetëm. Rrinte në hallin e vetë nuk përzihej me asnjë”, tha thënë fqinji i tij për Report Tv.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here