Ish-agjenti i MI6 George Blake është ndarë nga jeta në moshën 98-vjeçare. Ai njihet si një nga agjentët e dyfishtë të Luftës së Ftohtë. Për 9 vite me radhë, spiuni rus dha informacion që çuan në tradhtinë për gati 40 agjentë britanikë në vendet e Evropës Lindore.
Ai u burgos në Londër në 1960, por arriti të arratisej në 1966 dhe udhëtoi drejt Rusisë. Shërbimi rus dha se Blake kishte një dashuri genuine për Rusinë. I lindur në 11 nëntor 1922 në Roterdam, babai ishte një çifut spanjoll që kishte luftuar në ushtrinë britanike gjatë LIB dhe mori shtetësinë britanike.
Blake punoi për rezistencën hollandeze gjatë LIIB dhe më pas shkoi në Gjibraltar ku edhe për shkak të së kaluarës së tij kërkoi të bashkohej me agjencinë e inteligjencës britanike
Në një intervistë në BBC në 1990 Blake tha se ai kishte tradhëtuar më shumë se 500 agjentë perëndimorë, por ai mohoi faktin se 42 prej tyre kanë humbur jetën për shkak të tradhëtisë së tij.
Zbulimin e tij si agjent i dyfishtë e bëri një oficer i shërbimit sekret polak Michael Golenieëski që së bashku me të dashurën e tij u largua në Perëndim dhe dha detajet e një agjenti sovjetik në inteligjencën britanike.
Blake u thirr menjëherë në Londër dhe u arrestua. Në gjykim, u shpall fajtor për kalim të informacionit tek sovjetikët. Blake, sipas BBC, i ka shkaktuar dëm të madh inteligjencës britanike gjatë Luftës së Ftohtë, duke tradhëtuar agjentë dhe operacione sekrete që ia kalonte KGB.