Qëllon në ajër me armë zjarri pas sherrit, në kërkim 19-vjeçari

    0
    243

    Një 19-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Korçës pasi pas një debati të çastit me dy presona të tjerë ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar me shpejtësi.

    Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 17 të qytetit.

    NJOFTIMI

    Korçë/Informacion paraprak

    Më datë 25.12.2020, rreth orës 10:15, në lagjen nr. 17, Korçë, shtetasi E. S., 19 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit me dy persona të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi.

    Pas marrjes së informacionit menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë.

    Grupi hetimor po grumbullon prova që do t’i shërbejnë hetimit, po kqyr pamjet filmike dhe po punon për kapjen e autorit të dyshuar si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here