2 muaj pas përjashtimit, Shqipja rikthehet në Top Channel/Zbulohet vendimi i saj surprizë

0
232

Dy muaj më parë bëri bujë përjashtimi i Shqipes nga “Përputhen”, një nga konkurrentet që shkaktonte shumë debate në studio. Pas përjashtimit, Shqipja nuk u zhduk nga vëmendja, por përkundrazi ka qenë e ftuar në disa emisione, ka dhënë intervista e ka qenë aktive në rrjete sociale duke shpërthyer me statuse kundër “Përputhen”.

Sot Shqipja u rikthye në Top Channel, jo në studion e “Përputhen”, por e ftuar në “Ftesë në 5”.

Në një intervistë me Bieta Sulon, Shqipja shprehu dëshirën që së shpejti të jetë moderatore me një emision të sajin.

“Unë e kam natyrale këtë sjelljen si vullkan, ndonjëherë e qetë, e butë, e çiltër, provokuese dhe pse jo mos jetë ekrani një nga synimet e mia në të ardhmen. Mua më jep çfarëdolloj formati, unë e bëj”, u shpreh Shqipja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here