Kuvendi ka zgjedhur ditën e sotme emrin e kryetares së ILDKPKI, ku është miratuar dhe është votuar me 100 vota pro.
Kryetarja e ILDKPKI do të jetë Evgjeni Bashari.
Bashari do të jetë në krye të institucionit që do të skanojë dhe do të hetojnë pasuritë e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë për 7 vitet e ardhshme.
Bashari ka mbajtur më herët postin e Sekretares së Përgjithshme e ILDKP-së, dhe ishte edhe më e mbështetura për marrjen e këtij posti.
