U largua me shumë zhurmë nga ‘Top Channel’/ Altin Basha emërohet drejtor në institucionin e rëndësishëm

0
264

Kiço Londo është liruar nga detyra e drejtorit të Teatrit Kombëtar Eksperimental, “Kujtim Spahivogli”

Mësohet se në vend të Kiço Londos është emëruar regjisori Altin Basha.

Kujtojmë se me nisjen e sezonit të ri televiziv, Altin Basha dha dorëheqjen nga posti i regjisorit të spektaklit të humorit ‘Portokalli’ të cilin e kishte mbajtur prej vitesh. Një largim ky që shkaktoi mjaft zhurmë në media.

Vendimi i Këshillit të Ministrave

PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË TEATRIT KOMBËTAR EKSPERIMENTAL “KUJTIM SPAHIVOGLI”

Në mbështetje pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr. 10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës,

Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Z. Kiço Londo, drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Altin Basha emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

ZËVENDËSKRYEMINISTËR

Erion Braçe

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here