Google search engine
Home Aktualitet Risia e e-Albania/ Jo vetëm mjekun e familjes, por dhe numrin e...

Risia e e-Albania/ Jo vetëm mjekun e familjes, por dhe numrin e kontakti

0
248

Deputeti socialist Ilir Beqaj bën të ditur se tashmë në e-albania krahas mjekut të familjes vendoset dhe numri i telefonit. Ai thotë se kanë qenë të shumtë ata që e kontaktuan duke kërkuar që të ishte i disponueshëm dhe numri i celularit, gjë e cila u realizua nga administratorët e e-albania brenda 24 orëve.

POSTIMI I BEQAJT

Dje, publikova në facebook një mundësi të gjetjes nga kushdo se kush është mjeku i vet i familjes nëpërmjet përdorimit të platformës qeveritare e-Albania.

Shumë të njohur më kontaktuan duke shprehur vlerësimin për këtë lehtësi, por edhe duke sygjeruar që do të ishte edhe më ndihmuese nëse përveç emrit të mjekut të familjes dhe qendrës shëndetësore përkatëse të ishte i diponueshëm edhe numri i telefonit celular.

E përcolla sygjerimin tek administratorët e e-Albania dhe pa u bërë 24 orë, edhe ky informacion është disponibël.

Përgëzime e-Albania!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here