Megjithëse Pfizer dhe Moderna njoftuan se vaksinat e tyre kundër koronavirusit rezultojnë më shumë se 90% efektive në prova, ato nuk do të jenë gjerësisht të disponueshme për katër ose pesë muaj.
Në një intervistë për ‘USA TODAY’, Dr. Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive të SHBA dhe anëtar i forcës së posaçme të koronavirusit, diskutoi saktësisht se sa kohë do të duhej para se të kthehemi në normalitet.
Dr. Fauci është shprehur se normaliteti varet nga kush e merr vaksinën.
“Lëvizja normale në rrugë, ka të ngjarë të fillojë diku në prill, maj, qershor, korrik. Shpresojmë në fund të tremujorit të dytë të 2021-it nëse njerëzit vaksinohen në një shkallë të lartë. Atëherë mund të filloni të flisni për këtë ombrellë mbrojtëse ndaj shoqërisë që do të zvogëlojë në mënyrë dramatike rrezikun e një personi të ekspozuar ndaj infektimit.Një koment tjetër që unë dua ta lidh me përgjigjen time, është fakti që mund të jeni vaksinuar nuk do të thotë që ju duhet të braktisni të gjitha masat e shëndetit publik. Vaksina është një plotësues, jo një zëvendësues. Do të ishte një zëvendësues kur të gjithë të vaksinohen dhe kur asnjë virus nuk do të jetë përreth, njëlloj si me fruthin”.-tha Dr. Fauci.