Teatri Eksperimental ndërpret shfaqjet, shkak masat e reja anti-Covid

0
245

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” njofton se me masat e reja, që janë vënë për shkak të situatës me pandeminë në vend ndërpret shfaqjet teatrore. Gjatë kësaj kohe teatri ka vijuar me shfaqjet teatrore në skena të ndryshme në mjedise të hapura. Por të mërkurën Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” bëri me dije se do të ndërpresë shfaqjet për shkak të masave të reja anti-covid. “Për shkak të masave të reja anti-covid, shfaqjet e Teatrit Kombëtar Eksperimental ndërpriten deri në marrjen e masave lehtësuese”, shprehet TKE. Për të rritur këtë kohë teatri vijoi e komedinë “Boeing Boeing” apo dhe “Jul Cezari”. Komedia e suksesshme “Boeing Boeing” është shfaqur për disa ditë në Teatrin Veror të Universitetit të Arteve. Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” edhe këtë sezon artistik të vështirë për shkak të pandemisë riktheu për publikun komedinë e suksesshme të autorit francez Marc Camoletti, me regji nga Kiço Londo. Në këtë komedi në role janë aktorët Amos Muji Zaharia, Rudina Dembacaj, Gentian Zenelaj, Alesia Xhemalaj, Adriana Tolka dhe Katerina Fili. Bazuar në një farsë klasike të shkruar nga dramaturgu francez, Marc Camoletti, në vitin 1960, kjo vepër arriti të rrëmbej dy çmime, Tony Award në 2008 dhe Broadway Revival Edicion, po atë vit. Produksion i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, tragjedia e Shekspirit “Jul Cezari” me regji nga Ivica Buljan ishte gjithashtu pjesë e jetës artistike të këtij sezoni. Kjo vepër me në role aktorë të njohur ka qenë dhe në skena në qytete të tjera për publikun. Tragjedia e “Jul Cezarit” është njëra prej disa veprave dramatike të Shekspirit, që bazohen në ngjarje të vërteta nga historia romake dhe që përfshijnë edhe Koriolanus dhe Antoni dhe Kleopatra. Edhe pse vepra titullohet “Jul Cezari”, Bruti flet në më shumë se katër herë po aq rreshta sa karakteri kryesor dhe drama psikologjike qëndrore e pjesës fokusohet mbi betejën e Brutit mes kërkesave konfliktuale të nderit, patriotizmit dhe miqësisë. Sipas regjisorit Ivica Buljan, kjo pjesë është aktuale jo vetëm për Shqipërinë, por dhe në botë. Kjo shfaqje erdhi nën interpretimin e aktorëve Romir Zalla, Alfred Trebicka, Vin Bejleri, Amos Muji Zaharia, Gentian Zenelaj, Ermira Hysaj, Ilirda Bejleri, Adriana Tolka, Klejdi Metaj, Mateo Dervishaj, Endri Çela, Engjëll Hoxha, Enea Nika, Paolo Kadillari, Anxhelo Shkreli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here