Stresi publikon këngën e re dhe ka një thumb për kolegët

0
195

Stresi është duke punuar fort për të sjellë albumin e tij të ri, të quajtur “Archimed”.

Albumi do të ketë projekte të punuara me dashuri e përkushtim të madh nga reperi, i cili tashmë e ka gati këngën e tij të parë.

Shumë shpejt, Stresi do të lançojë projektin e titulluar “Eureka”, siç ka bërë të ditur në postimin e fundit në Instagram.

Këtë njoftim, reperi e ka shoqëruar me një “thumb” për kolegët e tij, duke treguar se me këtë këngë do t’i mësojë të gjithëve sesi këndohet.

“Thash t’ju kallxom qysh knohet e qysh osht realiteti”- shkruan Stresi ndër të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here