Përhapja e Covid-19 si dhe aktualiteti politik në Kosovë e Shqipëri ishin çështjet që u diskutuan në emisionin Arena. Profesori i biokimisë dhe politikani Besnik Bare tha se virusi SARS-CoV-2 ndihmohet nga ndotja e ajrit teksa sheh si zgjidhje kufizimin e qarkullimit të automjeteve.Për Aleksandër Çipën, Roland Qafokun, Gazmend Oketën dhe Halit Valterin akuzat ndaj Bashës për kasetën e Krushës janë qesharake dhe goditje nën brez.
Përhapja e virusit SARS-CoV-2 ndihmohet së tepërmi nga ajri i ndotur. I ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora, profesori i biokimisë dhe politikani Besnik Bare tha se emetimi në ajër i grimcave që shkaktohen nga djegia e karburanteve e ndihmon virusin të jetojë më gjatë.
Bare: Si masë paraprake para se të shkohet te mbyllja, duhet të kufizojmë trafikun se është provuar si faktori për përhapjen e infeksionit. Kam folur në mënyrë periferike me ekspertët e shëndetësisë në vend për këtë gjë. Në nivel globale duke u bërë monitorimi i PM 2.5 në shumë vende ka rezultuar se vdekshmëria për shkak të cilësisë së ajrit te personat me Covid është rreth 25%. Vendet që kanë nivel më të ulët të PM 2.5 janë vendet baltike.