Efektivët i vunë gjobë për parkimin, 37-vjeçari u dëmton makinën e policisë

0
223

Një 37-vjeçar është konfliktuar me efektivët e rrugores të cilët i vendosën gjobë pasi kishte parkuar në korsinë e biçikletave. Ai ka kundërshtuar policët teksa ka dëmtuar dhe mjetin e policisë, duke i thyer xhamin.

Ai u shoqërua në polici për kundërshtim të punonjësit të policisë.

“Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër u bë u arrestimi në flagrancë i shtetasit E. V., 37 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas ka qenë duke lëvizur me mjet në lagjen Perash, Shkodër, në afërsi të “Urës Dervishbeg” dhe pasi shërbimet e Policisë Rrugore i kanë vendosur masë administrative për parkim të gabuar në korsinë e biçikletave, ai ka thyer xhamin e mjetit të Policisë dhe në momentin e shoqërimit ka kundërshtuar forcat e Policisë së Rendit Publik.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, thuhet ne njoftimin e policise.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here