Vetëvrasja te “Shefqet Ndroqi”/ Flet për herë të parë drejtori i spitalit: Na ka tronditur

0
319

Drejtori i spitalit “Shefqet Ndroqi” Perlat Kapisyzi ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur orët e para të mëngjesit të ditës së sotme ku një pacient me COVID-19 u vetëflijua, duke u hedhur nga kati i katërt.

Perlat Kapisyzi, shprehu në emër të stafit mjekësor, ngushëllime familjes. Ai theksoi se deri në momentin e fundit të jetës pacienti Preng Gjonaj nga Tropoja nuk kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor.

“Na ka tronditur ne si staf i personelit shëndetësorë, mjekë dhe infermierie, që punojnë 24 orë duke bërë një luftë heroike për të shpëtuar jetë njerëzit. 53-vjeçari u shtrua në 25 tetor, i cili i është nënshtruar ekzaminimeve dhe mjekimit sipas protokollit të trajtimit të pneumonisë nga SARS-COV 2. Në emër të stafit të spitalit “Shefqet Ndroqi” i shprehim ngushëllime familjeve të pacientit. Sipas të dhënave të disponueshme që ne kemi, që nga shtrimi deri në momentin e fundit, nuk paraqiste ndryshime apo shenja psikologjike jonormale. Ky është një moment i vështirë për ne dhe do të kërkonim mbështetjen e të gjithëve. Dhe ju për të vazhduar këtë luftë në shpëtim të jetëve të pacientëve. Është momenti të respektojmë dhimbjen e familjarëve dhe të tonit”, tha Kapisyzi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here