Shpërthen në flakë makina e vëllait të ish-Presidentit/ Flet Ilir Nishani dhe zbulon dyshimet e tij

0
399


Makina e Ilir Nishanit, vëlla i ish-presidentit Bujar Nishani ka shpërthyer në flakë në lëvizje e sipër në qytetin e Durrësit.

Mësohet se makina ka qenë duke lëvizur në zonën pranë pallatit të sportit “Ramazan Nalja” në Durrës, kur ka shpërthyer në flakë. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar.Ad by Valueimpression

 Në një porononcim për mediat, Ilir Nishani u shpreh se dyshon se shkak të flakëve mund të jetë bërë rrjedhja e gazit nga impianti.

“Dëgjova një zhurmë, pashë flakët nga pas makinës dhe më pas edhe përpara. Zbrita menjëherë, ktheva kokën dhe pashë flakët. Dyshoj se është defekt në impiantin e gazit, asgjë tjetër. Sot në mëngjes kur dola nga garazhi, lashë pas një erë të rëndë gazi”, tha Nishani.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 31.10.2020, rreth orës 10:10, në lagjen nr.12, Durrës, ka marë flakë në ecje mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin I. N., 48 vjeç, nga e cila ka vetëm dëme materiale.

Nga hetimet paraprake dyshohet se mjeti ka marë flakë nga një shkëndijë elektrike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shpërthen në flakë makina e vëllait të ish-Presidentit,
Shpërthen në flakë makina e vëllait të ish-Presidentit,
Shpërthen në flakë makina e vëllait të ish-Presidentit,

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here