“Rrini në shtëpi”/ Britania merr vendimin drastik rikthen izolimin

0
262

Shtimi i frikshëm i rasteve të reja dhe viktimave kanë detyruar kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson të rikthejë masat shtrënguese nga java tjetër, të paktën deri në fillim të muajit dhjetor.

Në ndryshim me pranverën, ky izolim nuk do të përfshijë mbylljen e shkollave apo universiteteve.

“Nëse nuk reagojmë tani, rrezikojmë të kemi me mijëra viktima brenda disa javësh”, u shpreh kryeministri Johnson gjatë një konference për shtyp.

“Nga e enjtja deri në fillim të dhjetorit duhet të qëndroni në shtëpi dhe mund të dilni prej aty vetëm për të shkuar në shkollë, punë, ushtrime fizike, arsye shëndetësore dhe për t’iu shërbyer të afërmve në nevojë. Baret dhe restorantet do të qëndrojnë të mbyllura, madje dhe dyqanet që nuk tregtojnë mallrat e domosdoshme”, tha Johnson duke premtuar dhe një mbështetje të re për bizneset që preken nga këto masa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here