Një shqiptar dhe një grek janë vënë në pranga pasi u është gjetur kokainë në makinë.
Sipas medias greke operacioni antidrogë është zhvilluar në Athinë, ku të arrestuar janë një taksist shqiptar dhe një ish-punonjës i teatrit grek.
Raportohet se shqiptari i arrestuar është një shofer taksie 33 vjeç dhe një pjesë e drogës u gjet në makinën e tij, kurse pjesa tjetër në banesën e shtetasit grek.
Sipas mediave, personi grek i arrestuar është një ish-punonjës i Teatrit Kombëtar të Greqisë.
Droga shitej në zona të ndryshme të Athinës me një vlerë 60-70 euro për gram.
Ne total u sekuestruan 4 kg 410 gram kokaine, 1 kg 455 gram MDMA, 675 euro, 2 peshore, 5 celulare dhe taksia e shqiptarit.