“Berisha e ka të vështirë të pranojë gjërat e reja në politike”/ Përzgjedhja e kandidatëve të PD, Besnik Mustafaj bën deklaratën e papritur

0
249

Anëtari i Komisionit të Vlerësimit në PD, Besnik Mustafaj ka treguar prapaskenat e procesit të selektimit të kandidatëve që do të jenë në listat finale të PD për zgjedhjet e 25 prillit.

Mustafaj, tha se ndonëse procesi ka qenë totalisht i pandikuar nga lidershipi i PD, kryetari Lulzim Basha sipas tij ka shprehur pakënaqësi për disa emra, por nuk preferoi të japë detaje konkrete.

“80 % e listës së deputetëve, kandidatëve janë faktikisht, i siguroj se nuk ka asnjë akses Basha. I ka propozuar anëtarësia, i zgjodhëm ne. Është revolucion i vogël. Është gjë fantastike.
E para PD ishte nismëtare, dhe një fermentues të opozitës. Ligji që imponoi Edi Rama për të shkatërruar koalicionin e përbashkët, kërkon rikompozime.
Ka pasur disa, po nuk i morëm parasysh. Jam 20 vjet diplomat edhe nuk mundem”, tha Mustafaj.

I pyetur për pakënaqësitë e ish-liderit të PD, Sali Berisha, Mustafaj tha se gaboi shënjestër kur shprehu pakënaqësi për Ervin Salianjin.

“Ka gabuar shënjestër. Nuk e kam kuptuar pse ka bërë vërejtje për një njeri që ne e kemi skualifikuar. Edhe për Jozefinën ka thënë. Jozefina nuk është skualifikuar, u vetëpërjashtua.
Ne si komision nuk kemi qenë në pozitat që do u shërbenim Ramës. Berisha ka gabuar shënjestër. Na njeh të gjithëve. Edhe Genc Rulin, ka pasur rastin të na njohë.  

Berisha e ka të vështirë të pranojë gjërat e reja në politikë”, përfundoi Mustafaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here