U kthye dy ditë përpara nga Siria, SPAK merr në pyetje Floresha Rashën, gruaja do të përgjigjet për kalimin nga Turqia dhe financuesit.
Përmes marrjes në pyetje Prokuroria e Posaçme do të verifikoj udhëtimin e tyre nga Shqipëria në drejtim të Sirisë dhe në drejtim të destinacionit final në Siri.
SPAK pritet të pyes për rekrutuesit, financuesit dhe kush kanë qenë njerëzit që i kanë kaluar ata nga Shqipëria, në Turqi, me destinacion final Sirinë. Një ditë më parë Kryeministri Rama deklaroi se kush ka kryer krim do të përballet me drejtësinë me përgjegjësi personale.