Google search engine
Home Sociale “Kur vijnë ata unë dridhem nga frika”/Gjyshja tregon mesazhet me mbesën 17-vjeçare...

“Kur vijnë ata unë dridhem nga frika”/Gjyshja tregon mesazhet me mbesën 17-vjeçare në Siri: S’na lënë të dalim, ju lutem na kërkoni

0
332

Hasije Shuli nga fshati Leshenicë e Pogradecit, gjyshja e 5 fëmijëve që ndodhën në Siri ka dalë me nëj apel të fortë.

Në një intervistë për  ‘Abcneës’ ajo tregon se dyshon se nipërit e mbesat e saj po mbahen me detyrim në kamp nga një grua e quajtur Emanuela për të cilën shprehet se është bashkëshortja e Admir Dacit.

“Kam 7 vite që nuk i kamë parë 5 nipërit dhe mbesat. Ndodhen në kampin  Al Hol por ata nuk i gjejnë se kanë ikur nga çadra. I shkruante nuses, bënte mesazhe që na ktheni. I lutemi shtetit, merrni median. Mbesa është e martuar atje dhe ka një djalë 3 vjet. Ne po i ruajmë atje i kanë nxjerrë të tërë. Ju lutemi tha thojini shtetit të vijë të na marrë se unë nuk dal dot. Këtu është një grua  që i mban peng këto. Sipas asaj që thonë këto ajo i mban. E ka marrë edhe çupën e Dumanit. I ka shkruajta çupa mesazhin: Më morën me zor dhe kam frikë të dal nga kampi. I bëj thirrje shtetit. Ata që punojnë atje që kanë të bëjnë me jetën atje. Ata po përpiqen dhe po bëjnë thirrje për t’i sjellë. Aman të na marrin në çadër”, shprehet Hasije Shuli.

Ajo ka zbuluar mesazhet e mbesës 17-vjeçe të familjes Shuli, e cila ndodhet në kampin Al-Hol në Siri dhe i shkruan familjarëve se ka frikë që të dalë, por tu japë fotografinë autoriteteve që ta kërkojnë ashtu siç kërkojnë Eva Dumanin.

“Po ju presin ju të gjithë. Shpejt më jepni vendndodhjen të vini se po nuk erdhët do ju vijnë në kamp tjetër. Të lutem lona të përgjërohem. Më shkruaj. Jeni në çadrat që keni qenë? Çfarë numri çadre? Po çmendemi se po nuk dolët s’ju gjejnë dot. Shpëtoi fëmijët dhe veten zemra e tezes. Vetëm më thuaj ku jeni”, i shkruan gjyshja ndërsa mbesa i përgjigjjet:

“Teze unë nuk dal se kam frikë. Teze kur vijnë unë dridhem nga frika. Teze nuk dal tek ata se kam frikë se çfarë më bëjnë. Teze a nuk i nis dot foton. Teze bashkë jemi le të vijnë të na kërkojnë. Siç e kërkojnë Eva Dumanin me foto, ashtu të më kërkojnë dhe mua.”- shkruan vajza.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here