Vritet me armë zjarri 50-vjeçari, ngjarja në sy të bashkëshortes

    0
    290

    50-vjeçari Ahmet Toska si çdo ditë shoqëronte bashkëshorten për në punë kur këtë të hënë në orën 06.00 të mëngjesit u qëllua për vdekje me armë zjarri nga persona të panjohur në derën e shtëpisë.

    Mësohet se ai punonte në një karburant, ndërsa bashkëshortja në një furrë buke. Fqinjët thonë se kanë dëgjuar ulërimat e gruas teksa bërtiste “Ma vranë” dhe kanë dalë menjëherë. Ndërkohë policia bën të ditur se ka nisur menjëherë hetimet.

    Fier
    Informacion paraprak

    Sot rreth orës 06:00, në lagjen “Sheq i Madh” Fier, nga një person ende i paidentifikuar, është vrarë në rrugë me armë zjarri shtetasi A. T., 50 vjeç banues në lagjen “Sheq i Madh”, Fier.

    Në vëndngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

    Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje daljet e qytetit dhe po vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë Fier dhe FNSH Fier.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here